Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS / BASHKIMI - FERONIKELI

Bashkimi, gjysmëfinalisti i tretë

Foto: KB Rahoveci Facebook

Bashkimi, gjysmëfinalisti i tretë


12 February, 2020 @18:29

Bashkimi është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020.

Pas Pejës dhe Rahovecit, që gjysmëfinalen e siguruan mbrëmë, sonte Bashkimi triumfoi me rezultat 90-76 ndaj Feroniklit, për ta arritur kështu fazën gjysmëfinale të garës.

SKEMA E KUPËS

Epërsinë 13 pikëshe të krijuar pas çerekut të parë, 29-16, Bashkimi e menaxhoi shumë mirë deri në fund të ndeshjes, ndërsa një ecuri pozitive e Feroniklit në çerekun e fundit ishte e pamjaftueshme që skuadra nga Drenasi ta befasonte skuadrën prizrenase.

Stevie Clark me 31 pikë, 7 kërcime e 6 asistime u dallua më së shumti te Bashkimi sonte, kurse në humbjen e Niklit ra në sy Dayon Griffin me 18 pikë, 7 kërcime e 4 asistime.

Kundërshtarin e gjysmëfinales Bashkimi e kupton sonte pas duelit mes Prishtinës dhe Yllit, duel i cili luhet me fillim nga ora 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga