NË SUHAREKË
Ylli me qendër të re para duelit me Bashkimin
14 March, 2019 @11:38
Basketbollisti me nënshtetësi kongoleze dhe amerikane, Bambale Osby, është lojtari më i ri i Yllit të Suharekës.
Pas njoftimit të bërë nga ekipi suharekas, edhe FBK ka bërë të ditur që lojtari në fjalë është paraqitur për regjistrim aty dhe qendra 203 centimetra e gjatë pritet të debutojë në fundjavë në përballjen që Ylli e luan ndaj Bashkimit në 13 qershori.
Osby së fundi ka qenë lojtar i ekipit Evreux në Pro B të Francës, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 22 minutave në lojë, ku ka shënuar 9.7 pikë për ndeshje, 5.7 kërcime dhe 0.3 bllokada.
Ylli është aktualisht i dyti në klasifikim të Superligës dhe po kërkon që të mbetet në këtë pozitë ashtu që të nis fazën e PlayOffit nga gjysmëfinalja, për të mos luajtur fare ndeshje çerekfinale.