Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

Ylli ndal Bashkimin, ngritet në pozitën e dytë

Ylli ndal Bashkimin, ngritet në pozitën e dytë


26 November, 2019 @20:55

Skuadra nga Suhareka, Ylli, e përfundoi serinë prej gjashtë fitoreve të Bashkimit, duke e mposhtur me rezultat 89-79.

Trajneri Dragan Radovic që shkruajti histori me Bashkimin, duke e bërë kampioni skuadrën prizrenase, kësaj radhe arriti ta mposhtë ish-skuadrën e tij.

Më i dalluari te Ylli ishte Samir Zekiqi. Ai luajti me 25 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Altin Morina me 17 pikë, 7 kërcime e 6 kërcime, kurse u dalluan edhe Alante Fenner me 17 pikë, Jameel Mckay me 14 pikë e 11 kërcime dhe Valon Bunjaku me 10 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Te Bashkimi më i miri ishte Terik Bridgeman me 25 pikë e 14 kërcime, derisa Stevie Clark dhe Corey Ross luajtën me nga 19 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Deri më tani, që të dyja skuadrat kanë nga 8 fitore e 3 humbje.

Në xhiron tjetër Ylli pushon, kurse Bashkimi takohet me Rahovecin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga