Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRITA

Fitore e madhe e Dritës në Podujevë, e pesta me radhë!

Fitore e madhe e Dritës në Podujevë, e pesta me radhë!


22 October, 2023 @14:51

Çfarë fitore e madhe për Dritën në Podujevë!

Në një takim me lojë mjaft të fortë, ndonëse pa shumë raste konkrete për shënim, Drita fitoi 0-1 (Almir Ajzeraj 81’) ndaj Llapit vendas, për ta vazhduar kështu formën fantastike në ligë. Për Dritën kjo ishte fitorja e pestë me radhë në Superligë.

Pjesa e parë kaloi pa shumë raste për t’u veçuar, me luftën që kryesisht zhvillohej në mesin e fushës. Gola nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të bardhë.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë ishte e ngjashme si ajo e para, por më cinike u tregua skuadra mysafire, që e gjeti golin e fitores në minutën e 81’. I inkuadruar nga banka rezervë, Kastriot Selmani krosoi bukur nga krahu i djathtë. Fillimisht, gjuajtjen e Almir Ajzerajt e priti portieri vendas, por në tentimin e tij të dytë, Ajzeraj e gjeti rrjetën.

Me këtë gol Drita arriti ta mbyllë takimin me fitore, 0-1 pas 90 minutave lojë.

Ky rezultat bën që Drita të ngjitet mbi Llapin në renditje, ndërkohë të dyjat mbesin në ndjekje të Ballkanit lider.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga