Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - DUKAGJINI

Përmbysje fantastike, Dukagjini fiton goleadën në Malishevë!

Përmbysje fantastike, Dukagjini fiton goleadën në Malishevë!


22 October, 2023 @15:10

Ndeshje fantastike u zhvillua sot mes Malishevës dhe Dukagjinit në Malishevë!

Ndonëse vendasit kishin epërsi dygolëshe, klinasit arritën që ta gjenin rrjetën plot 4 herë dhe kështu e fituan takimin 3-4 (Altin Aliu 11’, Elom Nya-Vedji 40’, Drilon Hazrollaj 90+3’ / Marclei Santos 42’ 70’, Iljasa Zulfiji 47’, Iran Junior 55’) në fund.

Epërsia dygolëshe e Malishevës erdhi falëgolave nga Altin Aliu (11’) dhe Elom Nya-Vedji (40’), por Dukagjini nuk e kishte mendjen të dorëzohej dhe reagoi shpejt. Rrugën drejt rikthimit e hapi goli i Marclei Santos në minutën e 42’, e më pas tre golat e tjerë në pjesën e dytë nga Zulfiji, Junior e përsëri Santos e përmbysën rezultatin në 2-4.

Krejt në fund, Drilon Hazrollaj (90+3’) e ngushtoi rezultatin në 3-4, por Malisheva nuk mund të bënte diçka më tepër dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Përveç dy golave, Marclei Santos sot dhuroi edhe një asist, duke e kompletuar kështu një paraqitje individuale fantastike në fitoren e madhe të skuadrës së tij.

Kjo ishte humbja e gjashtë e Malishevës në këtë sezon të Superligës, kurse Dukagjini për momentin e sheh veten në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Malishevën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga