Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA PËRSËRI BARAZON!

Prishtina s’kalon Feronikelin’74, mbetet pa fitore që nga gushti!

Prishtina s’kalon Feronikelin’74, mbetet pa fitore që nga gushti!


21 October, 2023 @16:45

Prishtina mbetet pa fitore! Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri nuk ka arritur të kalojë as pengesën e quajtur Feronikeli’74 të drejtuar nga Xhengis Rexhepi, duke barazuar sot pa gola 0-0 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Për Prishtinën, kjo është ndeshja e radhës pa fitore, ndërsa ekipi për herë të fundit ka fituar në Superligë më 26 gusht! Tashmë ekipi i Currit dhe rekord kampionja e Kosovës, ka regjistruara barazimin e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit, ku ka edhe një humbje. Bardhekaltërit janë rekorder të barazimeve në Superligë, ndërsa kanë vetëm dy fitore!

TABELA AKTUALE

E Feronikeli’74 ka siguruar një pikë tepër të rëndësishme sipas mundësive të tyre për të mbajtur gjallë shpresat për të qenë një pikë më larg pjesës së rrezikshme të tabelës, ndërkaq ekipi i Rexhepit me luftën e treguar tashmë tre ndeshje është pa humbje.

Bile, Feronikeli’74 shënoi një gol në minutën e 37 të ndeshjes, por iu anulua për pozitë jashtë loje. E Prishtina në 3-4 rastet pak më të mira që kishte në ndeshje (Hyseni 2’, Bytyqi R. 20’, Blesa 55’, Kryeziu 75’) nuk ka arritur të tund rrjetën e vendasve për tu ndarë pikët.

Me rezultatin e sotëm, Feronikeli’74 ka 11 pikë nga 10 ndeshje të luajtura, ndërsa Prishtina ka 13 pikë nga po aq ndeshje. Derisa Feronikeli’74 sot është në pozitën e shtatë, Prishtina është e katërta!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga