Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Daja i lumtur për fitoren, pret mbështetje kundër Astanës

Daja i lumtur për fitoren, pret mbështetje kundër Astanës


21 October, 2023 @11:35

Trajneri i kampionëve, Ilir Daja, është shprehur i lumtur dje pas fitores së shënuar ndaj Lirisë në Suharekë, ndërsa pos që ka lavduar kundërshtarin për lojën e treguar në pjesë të parë, ka kërkuar që ekipin e tij ta mbështet e tërë Kosova në përballjen e radhës në kuadër të Astanës që luhet në mesjavën që vjen në kuadër të Ligës së Konferencës.

“Liria luajti shumë mirë në pjesën e parë. Pos që shënuan, kishin edhe raste. Neve na ka ndihmuar goli i shpejt në pjesë të dytë, pastaj erdhi edhe i dyti. Ritmi i shpejt në pjesë të dytë na ndihmoi,” ka thënë ai në fillim.

“Sa i përket Astanës, mesazhi është që pos tifozëve tonë që na mbështesin të na mbështesin gjithë tifozët tjerë në Kosovë, pasi që Ballkani është i gjithë Kosovës dhe jo vetëm i Suharekës,” ka thënë ndër të tjera Daja pas fitores ndaj Lirisë.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës me një ndeshje më pak të zhvilluar sesa ekipet tjera. 

Raporti i ndeshjes dhe golat.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga