Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E GJILANIT!

Kushtrim Shabani përsëri vendimtar, Gjilani fiton!

Kushtrim Shabani përsëri vendimtar, Gjilani fiton!


21 October, 2023 @16:54

Gjilani ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në luftën e tyre për të marrë sa më shumë pikë këtë gjysmëstinor dhe për të qëndruar larg pozitave të poshtme të renditjes me pikë.

Ekipi i Gentjan Mezanit përkundër se me mjaft vështirësi karshi Armend Ruxhit në portë, ka arritur që përmes Kushtrim Shabanit të arkëtojë tre pikë në fitoren minimale ndaj Fushë Kosovës që përkundër paraqitjeve të mira s’po arrin te pikët. Shabani përsëri është gjetur më së miri në zonë, duke shënuar nga afërsia kur një top nga e majta u dëbua nga një lojtar i tij e edhe nga mbrojtja.

TABELA AKTUALE

Gjilani edhe pse dominoi, assesi nuk arrinte të shënonte në pjesë të parë, ndërsa në minutën e 67 ka qenë Shabani që realizoi për të sjellë fitoren në duel, Gjilani 1-0 Fushë Kosova [Kushtrim Shabani 67’]. Shabani kishte vendosur edhe në fitoren e parë të ekipit këtë stinor!

Fitorja bën që Gjilani të dalë në 11 pikë pas 10 ndeshjeve dhe të jetë aktualisht i gjashti në renditje, karshi Fushë Kosovës që ka 5 pikë me 10 ndeshje dhe është i fundit në renditje (i dhjeti).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga