SUHAREKË

Ylli nis zyrtarizimet - 4 basketbollistë konfirmohen sonte
7 July, 2023 @22:33
Në mbrëmje, Ylli nisi zyrtarizimit pas një pushimi prej përfundimit të stinorit 2022/23 ndërsa ia nisi me kapitenin e ekipit dhe djaloshin e qytetit, Gëzim Morina.
Gëzim Morina është konfirmuar si lojtar i Yllit për dy stinorët e radhës, bëri të ditur klubi për të vazhduar më pas me konfirmimin e vazhdimit me Drilon Shalën, pastaj prizrenasit Valon Bunjaku si dhe kroatit që luan si lojtar vendor në Kosovë, Henrik Sirko.
Me këta katër basketbollit, dy herë kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka përfunduar me njoftime, ndërsa që nesër do të bëj të ditur për lojtarët tjerë në ekip, që pritet të luajnë për skuadrën e Yllit në stinorin 2023/24.◼️