Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - YLLI

Ylli shfrytëzon gabimin e Rahovecit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Ylli shfrytëzon gabimin e Rahovecit


27 January, 2019 @18:44

Skuadra e Yllit, arrita ta mposhtë Trepçën me rezultat 75-81 në Mitrovicë.

Kjo fitore kishte rëndësi shumë për skuadrën nga Suhareka, ngase dje Rahoveci gaboi kundër Bashkimit dhe Ylli mbeti i vetmuar në pozitën e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ishte e barabartë deri pas pjesës së parë, kurse në çerekun e tretë, djelmoshat e trajnerit Arben Krasniqi, e morën epërsinë për të mos e lëshuar deri në fund të ndeshjes.

Clayton Everett ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 23 pikë, 12 kërcime e 8 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Romelo Banks me 18 pikë të tjera dhe nga Leonard Mekaj me 12 pikë.

Te Trepça më i dalluari ishte Samir Zekiqi me 18 pikë, por nuk mjaftoi për fiore.

TABELA AKTUALE

Ylli tani është ngritur në pozitën e dytë me 11 fitore e 5 humbje, derisa Trepça ka bilanc prej 7 fitoreve e 9 humbjeve deri më tani.


 
Të gjitha lajmet nga