TREPÇA - YLLI

Ylli shkëlqen edhe në Mitrovicë
30 September, 2018 @18:51
Pas fitores së rëndësishme në Prizren ndaj Bashkimit, skuadra e Arben Krasniqit, Ylli, ka shënuar edhe një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim.
Kësaj radhe suharekasit e mposhtën Trepçën, dhe atë me rezultat të thellë prej 17 pikëve epërsi, 58-75.
Dallimi në lojë u krijua qysh në çerekun e parë, të cilën e përmbylli Ylli me rezultat 8-26 në të mirë të tij, ndërsa në vazhdim të ndeshjes i mjaftoi të kujdeset vetëm për ta ruajtur këtë rezultat.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte amerikani Robert Jones, që shkëlqeu me 28 pikë, derisa te vendasit më i miri ishte Besnik Azemi me 13 pikë e 10 kërcime.