ZYRTARE

Ylli zyrtarizon transferin më të ri
19 February, 2021 @20:10
Skuadra e Golden Eagle Yllit nuk po ngopet nga përforcimet. Suharekasit kësaj radhe kanë arritur marrëveshje me basketbollistin shqiptar Nikolla Haruni, transferi i të cilit është zyrtarizuar nga vet faqja e klubit.
Haruni është 200 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e alos. Ai karrierën e tij e ka zhvilluar kryesisht në Greqi.
Basketbollisti i ri i xhebrailave tashmë ka arritur në Suharekë dhe nga nesër do të jetë nën urdhërat e trenerit Fatih Emre Gezer.