TOP 10

Zenelaj, më i miri i javës
TOP 10-shja e javës është bazuar sipas llogaritjeve statistikore të faqes eurobasket.com
30 March, 2016 @15:45
Paraqitja e shkëlqyer e Urim Zenelajt në xhiron XXVI përballë Vëllaznimit, e ka bërë atë basketbollistin më të mirë të javës.
Zenelaj me statistika rekorde të stinorit prej 45 pikëve e 22 kërcimeve, ishte lokomotiva e skuadrës së Yllit, që fitoi pa shumë mund kundër gjakovarëve.
Në vend të dytë u rendit Fisnik Rugova, i cili ishte më meritori në fitoren e Pejës në super-derbin përballë Sigal Prishtinës. Fisi u tregua i palëkundur përballë qendrave prishtinase Jason Washburn dhe Mohamed Abukar, derisa takimin e përmbylli me 27 pikë, 15 kërcime e 3 asistime.
Podiumin e kompletoi një tjetër basketbollist i Yllit, Erris Nushi, duke mos i dhënë kështu hapësirë asnjë basketbollisti të huaj në TOP 3-shen e javës.
TOP 10-shja e javës
1 | Urim Zenelaj (Ylli) | 45 pikë | 22 kërcime | - |
2 | Fisnik Rugova (Peja) | 27 pikë | 15 kërcime | 3 asistime |
3 | Erris Nushi (Ylli) | 27 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
4 | Granit Rugova (Bashkimi) | 26 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
5 | Ronald Davis (Peja) | 16 pikë | 12 kërcime | 4 asistime |
6 | Altin Morina (Ylli) | 24 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Rokas Uzas (Bashkimi) | 18 pikë | 6 kërcime | 4 asistime |
8 | Arian Qallaku (Vëllaznimi) | 24 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
9 | Kevin Burwell (Peja) | 17 pikë | 6 kërcime | 7 asistime |
10 | Endrit Hysenagolli (Bashkimi) | 12 pikë | 7 kërcime | - |