Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI

ZYRTARE: Rahoveci rikthen amerikanin Darell Davis

TOPSPORTI / A.P

ZYRTARE: Rahoveci rikthen amerikanin Darell Davis


2 March, 2021 @20:04

Një ditë pasi e prezantoi amerikanin Ed Daniel, sot Rahoveci ka zyrtarizuar edhe një përforcim.

Klubi vreshtar pak më parë bëri të ditur rikthimin e amerikanit Darell Davis, që ishte edhe më parë pjesë e Rahovecit.

TABELA AKTUALE

Davis u largua nga Rahoveci në shtator të vitit 2020 drejt Ligës së Bosnjës, ku luajti te skuadra Slloboda Tuzlla, ndërsa në vazhdim të këtij sezoni ai do të rikthehet për të luajtur në Superligën e Kosovës me Rahovecin.

Kujtojmë që gjatë sezonit 2019/2020 Davis ishte fenomenal në paraqitjet e tij për Rahovecin, duke luajtur me një mesatare mbi 20 pikë për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga