Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI

ZYRTARE: Rugova i Rahovecit

FOTO / Rahoveci

ZYRTARE: Rugova i Rahovecit


1 August, 2021 @14:12

Pas pjesës më të madhe të karrierës të kaluar në Prishtinë dhe një kohe të shkurtër duke qenë anëtar i Pejës Fisnik Rugova, tash edhe zyrtarisht është lojtari i Rahovecit.

Rahoveci do të bëhet klubi i tretë i Rugovës në Superligë të Kosovës.

“Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të mëdha”, ka shkruar Rahoveci në njoftimin prezantues për basketbollistin.

Fisnik Rugova është 32 vjeçar i gjatë 207 cm dhe luan në pozitën e qendrës. Ai ftohet rregullisht edhe në përfaqësuesen e Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga