Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E MADHE

1 pikë dallim mjaftoi! KBF Prishtina kampione e Ligës Unike

1 pikë dallim mjaftoi! KBF Prishtina kampione e Ligës Unike


24 March, 2022 @21:02

KBF Prishtina e drejtuar nga trajneri Fidan Shatri është bërë kampione e parë dhe historike e Ligës Unike të Femrave, në edicionin e parë të saj të organizuar nga FBK dhe FSHB.

Vashat nga kryeqyteti kanë arritur të mposhtin në finalen ato pejane, për të fituar ndeshjen me një pikë dallim, Penza 65-66 Prishtina, sipas cerekëve [21-17, 12-24, 10-12, 22-13].

Jeta Zeka nuk ka arritur të shënojë për tri pikë në sekondat e fundit për t’ia sjellë trofeun Penzës, pasi që në sulmin e fundit lojtarja më e mirë e Prishtinës, Sarah Mgbeike kishte gabuar në pasim.

Mosshënimi i Zekës, bëri që bardhekaltërat të festojnë në fund, ndërsa Prishtina u kurorëzua me titullin e parë të kësaj lige për femrat.

Sa i përket ndeshjes, rivaliteti ka qenë fnatastik, njëjtë edhe loja, që për pak solli përmbysjen e madhe.

Tynice Martin me 24 pikë ka qenë instrumentale në fitoren e Prishtinës, ndërsa Sasha Carey dha 15 pikë të tjera bashkë me 16 kërcime, derisa Mgbeike luajti me 14 pikë e 12 kërcime. Vetëm amerikanet shënuan pikë dyshifrore sonte te Prishtina.

Te Penza, që me pak fat do ta fitonte titullin, më efikasja ka qenë Hillary Kaela me 23 pikë, ndërsa me double-double ka luajtur Narlyn Mosquera, që dha 20 pikë e 14 kërcime. Valbona Bytyqi ka qenë kosovarja e vetme te të dyja ekipet që ka shënuar pikë dyshifrore sonte, duke dhënë 12 të tilla, bashkë me 5 kërcime.

Me këtë, KBF Prishtina bëhet kampionja e parë e Ligës Unike të Femrave dhe shton edhe një trofe në vitrinat e klubit, derisa KBF Penza u mjafua me medaljen e argjendtë.

Vendin e tretë më parë e fitoi KBF Bashkimi, që mposhti KBF Flamurtarin e Vlorës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike