HAJRIZI
10 pikë kundër ish ekipit
10 October, 2013 @15:33
Basketbollisti mitrovicas që sivjet kaloi në Pejë, Drilon Hajrizi, për herë të parë në karrierë luajti kundër ekipit të tij ku u rrit - Trepçës.
Hajrizi 22 vjeçar është treguar profesionist i vërtetë gjatë ndeshjes, derisa është përshëndetur me ish bashkëlojtarët e tij para e pas ndeshjes.
Drilon Hajrizi është shpallur basketbollist i vitit 2012 nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Ai ka qenë njeriu më meritor që Trepça pat fituar kurorën e dyfishtë dy stinorë më parë.
Aloja 203 centimetërshe shënoi 10 pikë kundër ish ekipit të tij mbrëmë në fitoren e Pejës me 20 pikë epërsi.