Bashkimi-Prishtina
Prishtina përsëri 100+
9 October, 2013 @22:15
Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e dytë me radhë në ETC Superligë, pasi e mposhti Bashkimin në Prizren me rezultat 80-106.
Prizrenasit të pamoralshëm nga humbje e fundit ndaj Pejës, gjatë gjithë kohës ishin në disavantazh, përveç fillimit të ndeshjes kur Valentin Spaqi shënoi treshe duke i realizuar pikët e para të ndeshjes.
Në të vërtetë, në dy çerekët e parë epërsia e Prishtinës gjatë gjithëkohës sillej rreth 10 pikëve, ndërsa në fund të pjesës së parë rezultati ishte 43-51.
Sikurse ndeshja e parë e Bashkimit ndaj Pejës, edhe në këtë ndeshje çereku i tretë ishte fatal për prizrenasit.
Në këtë periudhë Prishtina arriti ta thellojë epërsinë sidomos me lojën efikase të Blerim Mazrekut.
Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Valentin Spaqi me 24 pikë, derisa Tay Waller dhe Blerim Mazreku ishin më të dalluarit te Prishtina me nga 19 pikë secili.
Statistikat ekipore
Bashkimi | Sigal Prishtina | ||
Çereku i parë: | 19 | 29 | |
Çereku i dytë: | 24 | 22 | |
Çereku i tretë: | 17 | 34 | |
Çereku i katërt: | 20 | 21 | |
Kërcime: | 24 | 32 | |
Asistime: | 16 | 19 | |
Topa të vjedhur: | 2 | 4 | |
Topa të humbur: | 13 | 10 | |
Bllokada: | 1 | 4 | |
Tentime për tre pikë: | 11/28 | 11/25 | |
Tentime për dy pikë: | 14/30 | 23/39 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira: | 19/24 | 27/33 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Valentin Spaqi | 24 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Josip Blajic | 18 pikë | 9 asistime | 4 kërcime |
3 | Qëndrim Biraj | 10 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
4 | Justin Cecil | 8 pikë | 4 kërcime | |
5 | Denis Vrsaljko | 6 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Bruno Daliu | 6 pikë | 1 asistim | |
7 | Dino Erceg | 5 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Adnan Mustafa | 2 pikë | 1 kërcim | |
9 | Albatrit Berisha | 1 pikë |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Tay Waller | 19 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Blerim Mazreku | 19 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
3 | Dardan Berisha | 16 pikë | ||
4 | Fisnik Rugova | 14 pikë | 5 kërcime | |
5 | Edmond Azemi | 12 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Alban Veseli | 11 pikë | 3 kërcime | |
7 | Kendrick Jones | 7 pikë | 7 asistime | 3 kërcime |
8 | K'Zell Wesson | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
9 | Leonard Mekaj | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
10 | Kreshnik Juniku | 2 pikë | 1 kërcim |