TIFO
Pa tifozë dhe pa 300€
7 October, 2013 @21:34
Ndërprerja e ndeshjes derbi të xhiros së parë Bashkimi-Peja, të Superligës në basketboll për 35 minuta, hedhja e fishekzjarreve, tymi, hudhja e gjësendeve në parket nga tifozët e skuadrës së Bashkimit i ka lënë ata me një ndeshje pa tifozë, që është derbi ndaj Sigal Prishtinës dhe 300€ më pak në arkë.
Derisa ndeshjet tjera janë cilësuar si fer dhe korrekte përveç Bashkimit, vetëm edhe qendra pejane Ersid Ljuca është dënuar me 50€ për shkak të gabimit teknik të marrë në ndeshje për shkak të sjelljes josportive.