Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

11-SHET POTENCIALE

11-shet potenciale të finales, Tottenham - Man Utd

11-shet potenciale të finales, Tottenham - Man Utd


21 May, 2025 @14:18

Në “San Mames” të Bilbaos Tottenham Hotspur dhe Manchester United do të luajnë finalen e Ligës së Evropës sonte, në kërkim të shpëtimit të stinorit katastrofal në Premier Ligë për të dyjat me një trofe si dhe shpresës për milionat që siguron Liga e Kampionëve në stinorin tjetër. Kjo, pasi që fituesi i Ligës së Evropës siguron kualifikimin në Ligë të Kampionëve automatikisht.

Tottenham ka qenë pjesë e një finaleje angleze kur për herë të fundit arriti finalen e Ligës së Kampionëve befasisht në vitin 2019, ku u mposhtë nga Liverpooli 2-0.

Shpresa për të siguruar një trofe evropian, për herë të parë që prej vitit 1984, vjen prej ndeshjeve të ligës, ku Tottenham ka qenë më i mirë se Manchester Unitedi në dy duele të Premier Ligës por edhe në Kupë të Ligës.

Manchester United i Ruben Amorimit ka ardhur pa u mposhtur fare në finale. Ekipi ka pasur disa ndeshje dramatike në rrugëtimin e tyre deri në finale, ndërsa trajneri portugez i skuadrës ka theksuar se nëse finalja nuk fitohet, nuk ka vlerë fare. Djajt e kuq kanë fituar Ligën e Evropës nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2017.

11-SHET E MUNDSHME TË FINALES

Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Richarlison.

Në dyshim: Sarr (shpina).

Mungesat: Bergvall (gjuri), Kulusevski (gjuri), Maddison (gjuri).

Man Utd: Onana; Yoro, De Ligt, Maguire; Mazraoui, Ugarte, Casemiro, Dorgu; Diallo, Højlund, Fernandes.

Në dyshim: Dalot (kofsha), De Ligt (gjuri), Yoro (gjuri), Zirkzee (muskuli).

Jashtë: Martínez (gjuri).

Ndeshja nis prej orës 21.00.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League