Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Pas humbjeve rresht, Besiktas ndanë rrugët me Giovanni Van Bronckhorstin

Fotot: bjk.com.tr

Pas humbjeve rresht, Besiktas ndanë rrugët me Giovanni Van Bronckhorstin


1 December, 2024 @14:07

Tri humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa dy të fundit si vendas nga Goztepe në Superligë dhe Maccabi Tel Aviv në kuadër të Ligës së Evropës, ia sollën fundin epokës së nisur këtë verë të Besiktasit me Giovanni Van Bronckhorstin.

Giovanni Van Bronckhorst

Besiktas bëri të ditur dje edhe zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin 49 vjeçar nga Holanda, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur se pjesa e mbetur e kontratës së tij, që kapë shifrën prej 3 milionë eurosh, do t’i pagohet menjëherë teknikut në fjalë. Në verë, Besiktas kishte nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me Giovanni Van Bronckhorstin.

Fillimi i mbarë i stinorit dhe fitorja në Superkupë 5-0 ndaj Galatasarayit i dha nismë tepër të mirë ekipit ku luan edhe futbollisti i Kosovës Milot Rashica. Por, nëntori aspak i mirë në rezultate ka bërë që kryesia të merr vendim për ndërrim në shtabin teknik.

Giovanni Van Bronckhorst

Besiktas mbeti larg luftës për titull, duke qenë se me 12 ndeshje është me 21 pikë në pozitë të pestë aktualisht në Superligë. Lideri Galatasaray ka 34 pikë, kurse ndjekësit Fenerbahçe e Samsunspor kanë nga 29! Në Ligë të Evropës Besiktas është në pozitë të 22-të, ndërsa nga 5 ndeshjet e para ka 2 fitore e 3 humbje dhe ka futur në rrezik mundësinë për kualifikim tutje në garë. Në ditët në vijim për ekipin do të kujdeset Serdar Topraktepe, derisa kryesia të vendosë për trajnerin e ri të ekipit. Aktualisht po përfolet për mundësinë e kthimit të legjendës së klubit në këtë detyrë, Sergen Yalcin.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League