SHKËLQIMI I RASHICËS NË DEBUTIM TË SOLSKJAERIT

Milot Rashica i jep fillim të mbarë Solskjaerit te Besiktasi
22 January, 2025 @18:33
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, i ka dhënë nismë të mbarë trajnerit të ri në ekip, Ole Gunnar Solskjaerit sonte, në ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës, ku Besiktas mposhti në Stamboll Athletic Bilbaon, 4-1 [Rashica 17’, 60’, Rafa Silva 77’, Joao Mario 90’+2 pen. - Unai Gomez 45’].
Rashica ka shënuar golin e epërsisë fillestare 1-0, me një plasim të bukur, ndërsa në pjesë të dytë i ka dhënë avantazhin ekipit të tij 2-1. Pas kësaj, mesfushori i krahut, Rashica ka asistuar për portugezin Rafa Silva për t’i shtuar avantazhin ekipit, ndërsa më pas u zëvendësua nga Solskjaer në minutën e 80-të të ndeshjes.
Përndryshe, për Besiktasin kjo ka qenë fitorja e tretë në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa ekipi ka 9 pikë nga 7 ndeshje të luajtura dhe është në pozitë të 18-të të renditjes për momentin.
Muci’nin 3 kişi arasından çalımla çıkıp Rafa Silva’yı görmesi,
— FootballFanzone (@foootballo) January 22, 2025
Rafa Silva’nın akıl dolu topuk pası,
Rashica’nın usta işi bitirişi..
Nereden bakarsan bak muhteşem bir gol.pic.twitter.com/mhGcDpHmhn