FIBA PREQUALIFIERS
12-shja e Shqipërisë për duelet e fundit
18 February, 2021 @11:55
Selektori i Shqipërisë Afrim Bilalli për duelet e fundit parakualifikuese të Grupit A ka ftuar këta basketbollistë:
Juljan Hamati, Celis Taflaj, Klein Strazimiri, Ferdi Bedini, Niko Thano, Frenki Lilaj, Endrit Hysenagolli, Robert Shestani, Eldi Hysa, Daniel Lekndreaj, Rei Pullazi, Gerti Shima.
Kujtojmë, nga të ftuarit Pullazi, Taflaj dhe Bedini luajnë në kampionatin italian të basketbollit, ndërsa shumica e të tjerëve në atë të Kosovës.
Më 18 shkurt, me fillim prej orës 18:00 luhet Qipro-Shqipëria në Eleftheria Sports Arena të Nikozisë, ndërsa më 20 shkurt luhet përballja e fundit Shqipëria-Bjellorusia në të njëjtën orë.
Për shkak të rregullave të reja me coronavirus, FIBA ka kërkuar që organizimi të bëhet te një vend, nga pjesëmarrësit e grupit dhe në Grupin A ku bën pjesë Shqipëria, Qiproja ka qenë fituese për organizim.
Përndryshe, gjasat e Shqipërisë për kualifikim tutje janë të vogla, pasi që kuqezinjtë nga duelet e para kanë bilans 1-3. Fitorja e vetme në grup për Shqipërinë ka qenë ndaj qipriotëve si vendas.
TABELA:
1. Bjellorusia 4-0
2. Portugalia 3-1
3. Shqipëria 1-3
4. Qiproja 0-4.