PARA NDESHJEVE
Lëndimet, debutimet dhe rikthimet - te Kosova
18 February, 2021 @11:40
Kosova me FBK-në organizatore të ndeshjeve të fundit parakualifikuese të Grupit B për Botërorin 2023, do të ketë si mungesa ashtu edhe risi në skuadër para dueleve që nisin sot.
Kështu, pas publikimit të 12-shes përfundimtare që do të jetë në parket për ndeshjet vendimtare të Kosovës, nga të cilat varet a kualifikohet ekipi më tej a jo, te Kosova do të mungojë Gëzim Morina, basketbollisti i Yllit që është lënduar në javët e kaluara.
Gjithashtu, si debutues pritet të shijojë përfaqësuesen Denis Zenelaj, që është risia e fundit e selektorit grek të Kosovës Christos Marmarinos.
Ndërsa rikthimet, për dallim nga ndeshjet e nëntorit, e Dardan Berishës, Samir Zekiqit dhe Divine Mylesit, vetëm se japin shpresë për rezultate të mira.
Kosovës i duhen dy fitore në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin.
ORARI
18 Shkurt
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 Shkurt
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia
TABELA:
1. Islanda 3-1
2. Sllovakia 2-2
3. Kosova 2-2
4. Luksemburgu 1-3.