SUNS - NETS
Rikthehen nga disavantazhi prej 24 pikëve
17 February, 2021 @9:15
Phoenix Suns e kishte epërsinë prej 24 pikëve kundër Brooklyn Nets.
Të gjithë ishin gati për të festuar fitoren, por Brooklyn nuk u dorëzua.
Nga disavantazhi prej 24 pikëve, Nets arriti ta mposhtë Sunsin me rezultat 124-128.
Skuadra e trajnerit Steve Nash, në këtë ndeshje luajti pa dy yjet Kevin Durant dhe Kyrie Irving, kurse në skenë ishte James Harden.
Harden shkëlqeu me 38 pikë, 11 asistime e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Joe Harris me 22 pikë të tjera.
Te Suns u dalluan Chris Paul me 29 pikë dhe Devin Booker me 22 pikë të tjera.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht për Brooklynin dhe me 18 fitore e 12 humbje gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Lindore, kurse Phoenix Suns me 17 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore.