NBA
Beal me 35 pikë, Wizards triumfon ndaj Celtics
14 February, 2021 @23:27
Një humbje e pa planifikuar ndodhi në ndeshjen Washington Wizards - Boston Celtics.
Skuadra e Bostonit që ishte favorite në këtë ndeshjes, pësoi nga Washingtoni me rezultat 104-91.
Breadley Beal ishte koshashënuesi më i mirë te Washingtoni me 35 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Russell Westbrook që ishte afër shifrave triple-double prej 13 pikëve, 11 asistime e 9 kërcimeve.
Te Bostoni të vetmit me pikë dyshifrore ishin Jaylen Brown dhe Kemba Walker që shënuan me nga 25 pikë secili.
Washingtoni me 7 fitore e 17 humbje gjendet në pozitën e parafundit në Konferencën Lindore, kurse Bostoni me 13 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e pestë.