VUSHTRRIA - ISTOGU
Vushtrria kafshatë e lehtë për Istogun
13 February, 2021 @17:49
Një ndër pretendentët kryesorë për inkuadrim në Superligë, Istogu, ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim përballë skuadrës së Vushtrrisë, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 52-71.
Dyshja Diamant Shabani dhe Fisnik Juniku ishin prijësit e fitores së Istogut në këtë ndeshje. Shabani luajti me 19 pikë, derisa Juniku shtoi 16 pikë të tjera.
Te Vushtrria koshashënuesi më i mirë ishte Albion Imeri me 17 pikë, kurse Butrint Zabërgja luajti me double-double prej 16 pikë e 10 kërcimeve.
Kjo është fitorja e nëntë e Istogut, derisa Vushtrria pësoi humbjen e gjashtë.