Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEGASPORTS - FERONIKELI

Megasports fiton dramën ndaj Feronikelit

Megasports fiton dramën ndaj Feronikelit


13 February, 2021 @18:55

Ndeshje dramatike u zhvillua sot në Prizren ndërmjet skuadrave Megasports dhe Feronikeli, në kuadër të Ligës së Parë.

Në fund fitores iu gëzua skuadra vendase nga Prizreni, Megasports, e cila e mposhti kundërshtarin me epërsi minimale 76-75.

Nikli kishte rastin edhe ta kthejë rezultatin në sulmin e fundit vendimtar, por vendasit u treguan të vëmendshëm në mbrojtje dhe shënuan fitore mjaft të vështirë.

Për Megasports më i dalluari ishte Ensar Muriqi që shënoi 21 pikë e 5 kërcime, derisa te Feronikeli Valdet Shala luajti me double-double prej 19 pikëve dhe 13 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e katërt e Megasportsit, që tani ka një pikë më shumë se Feronikeli në radhitjen tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë