TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (XI)
14 February, 2021 @14:15
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 11 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Don Polloshka (AS Prishtina), Xzavier Barmore (Drita), Ensar Muriqi (Megasports), Diamant Shabani (Istogu) dhe Dardan Sejdiu (AS Prishtina).
AS Prishtina e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 76-71.
Në këtë ndeshje shkëlqyen Don Polloshka dhe Dardan Sejdiu për AS Prishtinën. Polloshka luajti me 21 pikë, 8 asistime, 4 kërcime e 1 top të rrëmbyer, kurse Sejdiu me 15 pikë, 17 kërcime e 3 bllokada.
Drita e mposhti me vështirësi New Basketin me rezultat 72-79.
Në fitoren e skuadrës gjilanase më i miri ishte amerikani Xzavier Barmore me 19 pikë, 10 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 2 kërcime.
Skuadra prizrenase Megasports, arriti një fitore të rrëndësishme ndaj Feronikelit (76-75).
Ensar Muriqi me 21 pikë, 5 kërcime, 3 asistime e 2 topa të rrëmbyer, ishte më i veçuari te Megasports.
Istogu vazhdoi serinë e fitoreve edhe kundër Vushtrrisë, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 52-71.
Kapiteni i skuadrës, Diamant Shabani, ishte më i dalluari me 19 pikë, 8 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 2 asistime, për ta përmbyllur TOP 5-shen e javës 11 në Ligën e Parë.