Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIPJANI - MH PRISHTINA

MH Prishtina i kthehet fitores

MH Prishtina i kthehet fitores


13 February, 2021 @17:36

Skuadra Marigona Hill Prishtina ka shënuar fitoren e shtatë në Ligën e Parë duke e mposhtur skuadrën e vetme pa fitore, Lipjanin, me rezultat 79-116.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Dritëro Sefaja krijoi epërsi dyshifrore që nga çereku i parë, të cilën e ruajti dhe gradualisht e thelloi deri në fund.

Gjashtë basketbollistë të Marigona Hill Prishtinës luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte Drilon Shala me double-double prej 20 pikëve dhe 17 kërcimeve.

Në anën tjetër te Lipjani u munduan të bëjnë diç më shumë Arjanit Krasniqi me 34 pikë dhe Hamit Sllamniku me 25 pikë.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e parë e MH Prishtinës pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj AS Prishtinës dhe Newbasketit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë