LAKERS
Sa do të mungojë Anthony Davis?
15 February, 2021 @23:18
Super ylli i Los Angeles Lakers, Anthony Davis, është lënduar në ndeshjen e fundit kundër Denver Nuggets.
Davis do t’i mungojë skuadrës së paku 2 deri 3 javë, e më pas do të kontrollohet përsëri.
Së pari është dyshuar se e lëndoi tetivën e akilit, por pas kontrollimeve është vërejtur se nuk ishte e dëmtuar tetiva.
Në rast se çdo gjë do të jetë në rregull, Davis mund të kthehet në parket pas datës 10 mars.