FOTIS TAKIANOS
Ish-trajneri i Bashkimit, merr drejtimin e Rahovecit
15 February, 2021 @14:45
Para pak çastesh, KB Rahoveci ka bërë të ditur se ka angazhuar trajnerin grek, Fotis Takianos, deri në fund të stinorit 2020/21.
Vendimi i drejtuesve të klubit për të ndërruar trajnerin erdhën pas ecurisë së dobët në muajt e fundit me Bujar Locin.
“Tekniku me përvojë shumëvjeçare do ta udhëheq ekipin tonë deri në fund të edicionit,” ka bërë të ditur njoftimi zyrtar i vreshtarëve lëshuar sot.
Për Takianosin kjo do të jetë aventura e dytë në Kosovë, pasi që greku vite më parë ka drejtuar edhe ekipin e Bashkimit të Prizrenit.