Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E LOJTARËVE

12-shja finale e Kosovës ndaj Norvegjisë

12-shja finale e Kosovës ndaj Norvegjisë


26 February, 2022 @16:57

Pas përzgjedhjes së parë prej 13 lojtarëve në dispozicion për ndeshje ndaj Norvegjisë të dielën, Christos Marmarinos sot ka bërë të ditur 12-shen finale që do të ketë të drejtë loje në përballjen që e ka quajtur si vendimtare për Kosovën.

BILETAT, TABELA, REZULTATET DHE NDESHJET

Kështu, nga 13-shja e ftuar në fillim të grumbullimit të Dardanëve, nga kombinimi ka rënë Dion Sheqiri, derisa të tjerët kanë mbetur në ekip dhe tashmë thuhet të jetë gjithcka gati për përballjen ndaj norvegjezëve.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77).

Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Deri në fund të parakualifikimeve kanë mbetur edhe tri ndeshje: Kosova-Norvegjia, Danimarka-Kosova dhe Norvegjia-Danimarka.

Kosova të dielën nga ora 19:00 përballet me Norvegjinë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Sfida është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.



LISTA E LOJTARËVE ME TË DREJTË LOJE:

Lista e Kosovës: Arti Hajdari, Scott Bamforth, Valon Bunjaku, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Muhamedali Janjeva, Fisnik Rugova dhe Gëzim Morina.

 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja