TE DERA E PALESTRËS

Biletat për Kosovë-Norvegji, në shitje vetëm në ditën e ndeshjes
25 February, 2022 @0:19
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se të dielën (27 Shkurt) nga ora 15:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji.
Biletat do të shiten para palestrës ‘Minatori’ në Mitrovicë dhe kanë çmimin 3 euro.
Për shkak të masave anti-Covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës, numri i tifozëve do të jetë i kufizuar.
“Biletat mund t’i blejnë vetëm personat të cilët janë të vaksinuar me dy doza. Në palestër duhet të respektohen masat anti-Covid, si mbajtja e maskës dhe distanca sociale,” ka bërë të ditur tutje FBK.
Takimi Kosovë-Norvegji zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Minatori” të Mitrovicës në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
NDESHJET E MBETURA:
27.02.2022 Kosova - Norvegjia | 30.06.2022 Danimarka - Kosova | 03.07.2022 Norvegjia - Danimarka |
TABELA AKTUALE:
1 | Danimarka | 1-1 | ||
2 | Kosova | 1-1 | ||
3 | Norvegjia | 1-1 |