MVP I FINALES, DARDAN BERISHA
BOROZANI/D.S.
2-3 ditë festë dhe i kthehemi luftës
15 February, 2016 @0:36
Dardan Berisha edhe njëherë tregoi se është më i miri. Përkundër që këtë stinor nuk u tregua aq sikurse në atë të kaluar, Dardani në momente vendimtare ka treguar se është ai i vjetri.
“Ka qenë një ndeshje tepër interesante. Tre çerekët e parë u kryen baraz. Kam përjetuar edhe më parë në karrierë kësi ndeshje. Gjithçka u vendos në sekondën e fundit, si i ka hije një finaleje,” ka thënë Berisha pas ndeshjes.
“Tash neve na mbetet të festojmë nja dy ditë dhe pastaj t’i kthehemi Superligës dhe ligës ballkanike, ku gjithashtu synojmë trofetë,” ka shtuar ai në fund.
Dardan Berisha asistoi në pikët e fundit të ndeshjes të shënuara nga bashkëlojtari i tij, Willie Kemp, ndërsa në fund ai u zgjodh MVP i finales si dhe në pesëshen më të mirë të Final Fourit.