EDMOND AZEMI
BOROZANI/D.S.
“Nuk di sa kupa i kam fituar”
14 February, 2016 @22:55
Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, e ka komentuar në mënyrë interesante titullin e Kupës që e fitoi skuadra e tij Sigal Prishtina në finale kundër Pejës.
Edo, duke shprehur gëzimin e tij për këtë trofe, tha se tashmë janë bërë shumë kupa të fituara dhe nuk e di numrin e saktë të tyre.
“Ka qenë ndeshje shumë interesante që do të mund të na kushtonte shumë me gabimet që i bëmë në minutat e fundit, por fati deshti që shuti i fundit të jetë në anën tonë dhe kështu ia dolëm. Jemi shumë të lumtur. Në karrierën time nuk e di nëse kjo është kupa e tetë apo e nëntë. Janë bërë mjaft dhe nuk e di as sa i kam. E di që kjo kupë ma bënte me sy kur ishim në konferencë për shtyp të enjten.”
Në fund, Azemi falënderoi edhe Plisat dhe familjen e tij për përkrahjen e dhënë ndaj tij.
“I falënderoj Plisat sepse ata definitivisht janë lojtari ynë i gjashtë, si dhe gjithashtu e falënderoj edhe familjen time që ka shumë merita për këto të arritura”.