NË PALESTRA

2 mijë e 400 shikues këtë xhiro
30 March, 2016 @18:55
Padyshim super-derbi ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës ka qenë ndeshja më e shikuar në palestrat kosovare në xhiron që e lamë pas.
“Karagaçi” ka mbledhur 2 mijë shikues sipas raportit të Komesarit të Garave për xhiron XXV që e lamë pas.
Ndërsa në dy përballjet tjera, Kerasan Prishtina - Bashkimi dhe Vëllaznimi - Ylli janë në total 400 shikues tjerë në palestrat përkatëse, ku 300 prej tyre kanë qenë në ndeshjen e zhvilluar në “1 tetori”.