INFORMATORI

Pamje nga ndeshja Peja - Sigal Prishtina/ Foto: KB Peja/ Korniza
Dënohen Peja e Bashkimi
30 March, 2016 @18:30
Peja dhe Bashkimi nuk kanë arritur t’i ikin dënimeve as kësaj jave.
Verdhezinjtë në derbin e Superligës, ku u përballën me Sigal Prishtinën, janë dënuar me 150 euro, për shkak të hudhjes së shkrepëzave, copave të qelqit dhe shkopit të tupanit, nga tifozët e pranishëm në sallë.
Kjo ndeshje ishte zhvilluar në palestrën Karagaci, ndërsa në fund fitore pat shënuar skuadra e Pejës.
50 euro më shumë se Peja, ka marrë dënim skuadra e Bashkimit. Gabimi i përsëritur teknik i trajnerit Petar Mijovic që i kushtoi 150 euro, si dhe gabimi teknik i lituanezit Rokas Uzas gjatë ndeshjes kundër Kerasan Prishtinas, i ka detyruar prizrenasit që t’i transferojnë 200 euro në total në llogarinë e FBK-së.