Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRONINGEN - PRISHTINA

+20 s’mjafton, Prishtina s’i bën ballë Groningenit dhe eliminohet

+20 s’mjafton, Prishtina s’i bën ballë Groningenit dhe eliminohet


22 September, 2018 @21:47

Përkundër epërsisë 20 pikëshe nga ndeshja e parë, Prishtina sonte zhvilloi paraqitje mjaft të dobët në ndeshjen kthyese ndaj Groningenit në kuadër të raundit të parë kualifikues drejt Basketball Champions League, për t’u mposhtur me rezultat 80-55 dhe për t’u eliminuar në këtë raund të kësaj gare, njëjtë sikurse në sezonin e kaluar.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me dominim të plotë të holandezëve, të cilët për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, sonte gjuanin me saktësi më të madhe nga loja dhe ishin më të përqëndruar në mbrojtje, kurse Prishtina në anën tjetër dukej komplet ndryshe nga ajo e dy netëve më parë. Pas 20 minutave lojë, rezultati në semafor shënonte 46-25 për Groningenin, rezultat i cili e gjente Prishtinën ‘të eliminuar’ pas pjesës së parë. Madje, përveç disavantazhit të lartë, në fund të pjesës së parë nga kamerat ra në sy një grindje ‘e ashpër’ mes Dardan Berishës dhe amerikanit Divine Myles, që të dy lojtarë të Prishtinës, të cilët duket se kishin mospajtime mes vete sa i përket lojës në pjesën e parë. Pjesën e dytë kjo dyshe e filloi nga banka rezervë.

Në pjesën e dytë, Prishtina filloi pak më mirë, duke e zvogëluar paksa disavantazhin e pjesës së parë. Pas 30 minutave lojë, rezultati i ndeshjes ishte 60-42 në të mirë të Groningenit. E në çerekun e fundit, përkundër tentimeve për t’u mposhtur nën 20 pikë disavantazh, kryeqytetasit nuk arritën t’i bënin ballë fuqisë holandeze të Groningenit dhe ndeshjen e mbyllën me humbje 80-55, rezultat i cili nënkupton eliminim nga gara, pasi që epërsia në rezultat e Groningenit sonte (25 pikë) është më e madhe sesa ajo e fitores së Prishtinës në ndeshjen e parë (20 pikë).

Më i dalluari te Groningeni sonte Jason Dourisseau me 15 pikë, 3 kërcime, 3 asistime e 3 vjedhje të topit, kurse te Prishtina u veçua Anthony Davis Jr.,  i vetmi lojtar me pikë dyshifrore te Prishtina, me 17 pikë, 5 kërcime, 2 vjedhje të topit e 1 asistim.

Pas eliminimit nga kjo garë, Prishtina mbetet pjesë e dy garave të tjera ndërkombëtare, FIBA Europe Cup dhe BIBL.


GRONINGEN - PRISHTINA

Pjesa e parë -21, Prishtina rrezikon eliminimin

FBK Superliga/International

Pjesa e parë -21, Prishtina rrezikon eliminimin

22/09/18 @ 20:44

GRONINGEN - PRISHTINA

Donar Groningen vs. Prishtina, pesëshet startuese

FBK Superliga/International

Donar Groningen vs. Prishtina, pesëshet startuese

22/09/18 @ 19:46

GRONINGEN - PRISHTINA

Livestream: Donar Groningen - Prishtina

FBK Superliga/International

Livestream: Donar Groningen - Prishtina

22/09/18 @ 19:26

BOREA - LIPJANI

Rahoveci e nis me 100+

FBK Superliga

Rahoveci e nis me 100+

22/09/18 @ 16:59

LIPJANI - PRIZRENI

Prizreni triumfon në duelin e debutuesve

FBK Superliga

Prizreni triumfon në duelin e debutuesve

22/09/18 @ 16:48

ÇEREKU I TRETË: BOREA - RAHOVECI

Rahoveci ngrit epërsinë

FBK Superliga

Rahoveci ngrit epërsinë

22/09/18 @ 16:39

ÇEREKU I TRETË: LIPJANI - PRIZRENI

Prizreni ngrit epërsinë para fundit

FBK Superliga

Prizreni ngrit epërsinë para fundit

22/09/18 @ 16:32

PJESA E PARË: BOREA - RAHOVECI

Rahoveci mbyll pjesën në avantazh

FBK Superliga

Rahoveci mbyll pjesën në avantazh

22/09/18 @ 15:58

PJESA E PARË: LIPJANI - PRIZRENI

Lipjani këndellet, por Prizreni në epërsi

FBK Superliga

Lipjani këndellet, por Prizreni në epërsi

22/09/18 @ 15:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01

GRUPI D - HOLANDA

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

Evropiani

Ronald Koeman publikon listën e gjerë të Holandës për EURO 2024

16/05/24 @ 21:31

TRIUMFON TREPÇA

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

FBK Superliga

Trepça një hap para titullit, seria finale bëhet 2-1

16/05/24 @ 21:05


 
Të gjitha lajmet nga