NGA INFORMATORI
€300 dënim për Yllin
14 December, 2017 @10:40
Skuadra e Golden Eagle Yllit nga Suhareka është gjobitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës me 300 euro për shkak të incidenteve në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës, në fundjavën që e lamë pas.
“Me ndërprerjen e rrymës në çerekun e tretë, në drejtimin e lojtarëve të Sigal Prishtinës dhe gjyqtarëve të ndeshjes hudhen letra, shishe të mbushura dhe një petardë në tribuna,” - ka shkruar Informatori Nr. 12 i Superligës, që sipas Nenit 49.3 e dënon ekipin nga Suhareka me treqind euro.
Ylli është aktualisht në pozitën e katërt të klasifikimit të Superligës me bilanc pozitiv, 7-6, ndërsa në xhiron e fundit për pjesën vjeshtore të stinorit do të pret Borean në 13 qershori të Suharekës, ku ka mbetur të përcatkohet vetëm termini i lojës.