BASKETBALL CHAMP'S LEAGUE
Rekord pikë të Berishës në fitoren e madhe
14 December, 2017 @8:55
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka shënuar rekord pikët e tij (18 pikë, 2/4 për tre, 4/4 nga gjuajtjet e lira) për Nymburkun prej se u bë pjesë e ekipit çek.
Dardan Berisha ka qenë për 24 minuta në parket në përballjen e Ligës së Kampionëve mbrëmë, ku ekipi i tij Nymburk ka mposhtur Nanterren e Francës dhe atë si mysafir 84-90.
Nanterre është kampion i fundit i FIBA Europe Cup, pasi që në maj të këtij viti kishte mposhtur në finale Elan Chalonin, duke e marrë titullin e kësaj gare.
Dardani ka shënuar më së shumti topa të vjedhura në ekip, 2, ndërsa ka kontribuuar edhe me 2 kërcime në mbrojtje në përballjen që Nymburkun tash e barazon me Nanterren në klasifikim të Grupit D të Ligës së Kampionëve, ku të dyja skuadrat kanë bilanc 5-3 pas 8 xhirove dhe gjinden pas Besiktasit lider 6-2.
Në duelin e radhës në Ligë të Kampionëve, ekipi i Berishës është në Selanik ku do të përballet me Arisin më 19 dhjetor në përballjen që nis në ora 17:30 me kohën tonë lokale, 18:30 në Greqi.