MR. TRIPLE-DOUBLE
Westbrook në histori, thyen rekordin 56 vjeçar
14 December, 2017 @9:52
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, dje në ndeshjen kundër Indiana Pacers, që i mposhtën me rezultat 100-95, hyri në histori të NBA-së.
Westbrook luajti përsëri me shifrat magjike triple-double (10 pikë, 17 kërcime, 12 asistime) dhe kjo ishte e 35-ta gjatë një viti për të. Me këtë arritje ai theu rekordin e Oscar Robertsonit që e mbante nga viti 1961.
Russell Westbrook në total i ka 88 triple-double. Nëse ylli i “vetëtimave” vazhdon me këtë ritëm, ai mund të vendoset në krye të listës së NBA-së, ku gjendet Oscar Robertson me 181 të tilla.