NGA INFORMATORI
300€ gjobë për Bashkimin
25 January, 2017 @12:28
Në Informatorin e parë të pjesës pranverore të Superligës, është bërë e ditur se KB Bashkimi është gjobitur me 300 euro.
Kjo për shkak se në ndeshjen derbi të fundjavës që shkoi ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës në “Sezai Surroi” ka pasur hudhje të gjësendeve në fushë të lojës dhe Komesari i Garave ka gjobitur ekipin prizrenas sipas Nenit 49.3 me 300 euro.
Sa i përket dueleve tjera të xhiros XV, vetëm edhe Jeton Nixha, trajner i Rahovecit, është gjobitur me 150 euro për shkak të gabimit teknik të përsëritur në duel ndaj Kerasanit, sikurse edhe Alban Latifaj, lojtar i Kerasanit, me 50 euro.