SONTE: PEJA - TIRANA
Peja do kreun
25 January, 2017 @10:19
Skuadra e vetme e mbijetuar kosovare në Ligën Ballkanike këtë stinor që ka arritur të sigurojë fazën e dytë të garave është Peja.
Peja sonte pret Tiranën në duelin që ia garanton asaj vendin e parë në Grupin B dhe kundërshtar më të lehtë potencial në fazën e radhës.
Peja ka bilanc më të mirë në duelet e ndërmjetme me Feni Industries të Maqedonisë dhe me fitore siguron vendin e parë në grup.
Në të kundërtën, nëse Peja mposhtet e Feni fiton duelin ndaj Karpos Sokoli, verdhezinjtë do të përfundojnë në vend të dytë.
Tirana në anën tjetër do të përfundojë në “Karagaç” stinorin debutues në BIBL, pasi që nuk ka gjasa të shkojë më shumë.
Ndeshja e sontme do të referohet nga: Iskren Manolov, Zoran Mitrovski dhe Svetlana Stoyanova.