NGA INFORMATORI
325 euro dënim për ekipin e femrave të Bashkimit
24 April, 2019 @14:27
Në Informatorin e fundit të Ligës së Femrave, që përfshin duelin e tretë të serisë finale të PlayOffit është bërë e ditur se ekipit të femrave të Bashkimit i janë shqiptuar 325 euro dënim.
Për “mungesë apo aparatet teknike jo në rregull” ekipi ka marrë 25 euro gjobë, për “organizim të dobët” 50 euro, gabim teknik të trajnerit 50 euro, për “hudhje të gjësendeve të forta në parket” 100 euro si dhe për “sjellje josportive (ofendim) të shikuesve ndaj FBK-së” 100 euro tjera, që në total çuan dënimin në 325 euro.
Shiko: SKEMËN E PLAYOFFIT
Bashkimi F në këtë ndeshje është mposhtur nga Prishtina F 77-79 dhe prishtinaset kanë marrë epërsinë e serisë finale 2-1. Sonte luhet dueli i katërt i serisë dhe në rast të fitores së Prishtinës, ato shpallen kampione. Në të kundërtën luhet edhe ndeshja e pestë e serisë, ku vajzat e Bashkimit do të jenë vendase.