NGA INFORMATORI
Në Suharekë palestra plotë, në Prishtinë dënime për GT
24 April, 2019 @12:48
Nga Informatori i fundit i Superligës së Kosovës lidhur me përballjet e para të gjysmëfinales së PlayOffit të Superligës së Kosovës në basketboll, është vërejtur interesimi i madh i publikut për të parë ndeshjen në Suharekë Ylli-Rahoveci, në krahasim me përballjen Prishtina-Bashkimi, derisa te kjo e fundit janë shqiptuar dënime për gabime teknike.
Përballja në 13 qershori të Suharekës mblodhi rreth 2 mijë shikues në palestër, ku fitues doli Rahoveci.
Kurse ajo në Prishtinë, te Pallati i Rinisë vetëm 500.
Në anën tjetër, përkundër rivalitet të madh sportiv, asnjë dënim nuk është shqiptuar nga KG për përballjen Ylli-Rahoveci, e në gjysmëfinalen tjetër janë shqiptuar dy: Drilon Hajrizi (Bashkimi, GT, 100eu) dhe Jeronimo Sarin (Bashkimi, GT e bankës, 150eu).