Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - VUSHTRRIA

4 minutat e fundit vendimtare, Istogu regjistron fitoren e parë

4 minutat e fundit vendimtare, Istogu regjistron fitoren e parë


11 November, 2020 @23:00

Skuadra e Istogut, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 70-58, e regjistroi fitoren e parë të sezonit 2020/21 në Ligën e Parë.

4 minutat e fundit të çerekut të katërt ishin vendimtare në fitoren e Istogut. Djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri me mbrojtje të fortë, duke pësuar vetëm 9 pikë, e bënë dallimin dhe e regjistruan fitoren e parë.

Kapiteni i skuadrës Diamant Shabani ishte më i dalluari në parket. Ai luajti me 29 pikë, 8 kërcime e 5 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Ardit Pepaj me 10 pikë.

Te Vushtrria Engjëll Ramaj u veçua me 17 pikë, 8 kërcime e 3 asistime dhe Blendi Mehana me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e Istogut ndërsa humbja e parë e Vushtrrisë pas 2 xhirove.

Në xhiron tjetër Istogu takohet me AS Prishtinën, kurse Vushtrria me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë