DRITON RRACI

Foto: KB Vëllaznimi Official
7 muaj jashtë
28 January, 2016 @14:02
Pas lëndimit që pësoi në ndeshjen përballë Kerasanit, kapiteni i Vëllaznimit ka konfirmuar për Borozani.com që operimi i tij ka kaluar me sukses dhe ashtu siç pritej, mungesa e tij do të jetë afatgjatë.
Driton Rraci konfirmoi që tendina e këmbës së tij fillimisht ka nevojë të qëndrojë 6 javë në gips kurse pas 6 javësh do të fillojë trajtimi me fizioterapi. Fizioterapia do të zgjasë afro 6 muaj dhe në fushë do të mund të rikthehet pas afro 7 muajve. Kjo nënkupton që ky sezon është tashmë i mbyllur për kapitenin dhe synimi është që të arrihet forma maksimale për sezonin e ri, i cili fillon në shtatorin e ardhshëm.
Përndryshe, Rraci ka arritur të futet në TOP 10 të xhiros së fundit të Superligës me performancën e treguar në ndeshjen që u lëndua, ndaj Kerasanit.
