Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

D'ANTONI ANALYTICS

A do të përshtatet në LA?

REUTERS/Lucy Nicholson

A do të përshtatet në LA?


12 November, 2012 @20:58

Mike D’Antoni nuk është Phil Jackson, kjo do të thotë se, ai nuk ka 12 tituj në NBA. Por D’Antoni tani është trajneri i Lakersave, ka nënshkruar një kontratë 4 vjeçare, duke zëvendësuar Mike Brownin i cili u shkarkua të premtën.

Trajneri 61 vjeçar, ka fituar 53,4% të lojrave të tij si trajner në NBA me skuadra Denver Nuggets, Phoenix Suns dhe New York Knicks.

Ai arriti të shkojë në finale të Konferencës Perëndimore në 2005 dhe 2006 me Phoenix Sunsin.

Në atë kohë, sulmet e Sunsit, kanë zgjatur shtatë sekonda ose më pak, në sistemin e Mike D’Antonit, rol të rëndësishëm luan edhe pick and rolli, vendimi i shpejtë në lojë, si dhe shutimet e hapura.

Ekipi i Phoenixit, e kishte sulmin më të shpejtë dhe më efikas që ka parë NBA ndonjëherë. Ata pranuan shumë pikë, kryesisht për shkak të ritmit të tyre të lartë, por ata fituan 70,7% të lojrave të tyre gjatë viteve 2004/2005 dhe 2007/2008.

Pra Mike D’Antoni është një trajner i mirë, por a do të përshtatet me lojtarët e Lakersit?

Steve Nash : Pritej që të bëhet lojtari më i përshtatshëm per trajnerin, sepse Nash kishte fituar dy çmime të MVP-së me sistemin e D’Antonit në Phoenix Suns.

Ai është i pandalshëm në pick and rolla në këtë ligë. Nashi tani është jashtë parketeve, për shkak të lëndimit, por do të kthehet së shpejti, ai e njeh sistemin dhe mund të ndihmojë trajnerin D’Antoni.

Kobe Bryant : Arma më e mirë e Laskersit në sulm është Kobe Bryant, në dy vitet e fundit, loja e tij ka evoluar dhe përmirësuar në shumë mënyra.

D’Antoni e din këtë dhe janë duke pritur që të luaj rol të rëndësishëm në veprimet pick and roll.

Dwight Howard : Qendrës gjigante tani duhet t’i qesh fytyra më shumë. Në NBA nuk ka lojtarë më shkatërrues se Howardi, kur ai e merr topin gjatë veprimit pick and roll.

Mike D’Antoni, kur ishte trajner në Suns, me sistemin e tij e kishte bërë lojtarin Amare Stoudemire njërin ndër koshashënuesit më të mirë në NBA, duke u bazuar kryesisht në aftësitë e tij për të sulmuar në kosh gjatë pick and rollit, ndërsa Howard ka atletizëm edhe më shpërthyes. Kjo do të ndihmojë në qoftë se ai e zhvillon shutin nga gjysmë distancë, por Howard është aq atletik sa që nuk i nevojitet.

Llogaritjet kanë filluar, ndërsa stafi i gjërë i ekspertëve ka votuar për D’Antonin, e jo për Jacksonin me të cilin Lakersat kanë fituar pesë tituj. A është koha për një LA Lakers historik?!


 
Të gjitha lajmet nga