LAKERS

REUTERS
Gangnam Nash
19 November, 2012 @22:56
Nash është duke kaluar shumë mirë në Los Angeles. Me ardhjen e trajnerit Mike D’Antoni në Lakers, ai me padurim është duke pritur kthimin në parket, pasi që ka munguar një kohë për shkak të lëndimit.
Pritej që të kthehet në javën e ardhshme veterani, që t’ia lehtësojë punën e Kobe Bryantit dhe Dwight Howardit. Në ndeshjen e fundit kundër Houston Rockets, të cilët i mposhtën me rezultat 119-108, ai e bëri vallëzimin e shumë përfolur të Gangnam Style.